Në Kinë gjendet fosili 150 milionë vjeçar i breshkës

Në Kinë gjendet fosili 150 milionë vjeçar i breshkës

25 qershor 2018 11:00

Në jugperëndim të Kinës është gjetur fosil 150 milionë vjeçar i breshkës.

Sipas lajmit të agjencisë Xinhua, një fermer, i cili jeton në rajonin Chongqing, ka gjetur një shkëmb në formë të guaskës së breshkës.

Vajza e tij fotografinë e guaskës së breshkës, të cilën e gjeti babai i saj, e shpërndau në faqen e rrjetit social Wechat.

Fotografitë tërhoqën vëmendjen e paleontologëve të Parkut Gjeologjik në Chongqing, pas së cilës fermeri u ftua në park që të ekzaminohet fosili.

Si rezultat i hulumtimit u vërtetua se fosili është i vjetër 150 milionë vjeçar. Theksohet se fosili i breshkës do të ekspozohet në muzeun në këtë rajon.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme