Policia shpëton foshnjën e mbyllur në Tesla

Policia shpëton foshnjën e mbyllur në Tesla

22 qershor 2018 08:59

Një foshnje dy muajshe mbeti i mbyllur në një veturë Testa në Zurich për rreth një orë, pasi nëna e tij e kishte mbyllur atë aksidentalisht në veturë.

Foshnja mbeti i ngujuar pasi nëna e parkoi veturën elektrike në një parking nëntokësor, pastaj ajo doli nga vetura dhe mbylli dyert e para të saj, përcjell KosovaPress. Kur provoi që ta marrë foshnjën nga ulësja e prapme, e kuptoi që të gjitha dyert ishin të mbyllura, dhe çelësat brenda në veturë.

Tesla do të mund të hapej me internet nga telefoni, mirëpo një gjë e tillë nuk ishte e mundur në parking nëntokësor. Gruaja provoi me mjete të forta ta hap veturën, por nuk arriti.

Policia pas disa përpjekeve, arriti që të futet në veturë duke përdorur një levë. Foshnja, si për mrekulli, ishte ende në gjumë dhe e kishte humbur gjithë dramën që ndodhi rreth tij.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme