Kuriozitet

Ndërsa nusja po priste në altar, burri shfaqet me një tjetër

Diçka e pazakontë ka ndodhur në një dasmë kur një grua është shfaqur papritur në ceremoninë e të dashurit të saj me një grua tjetër, e veshur me vello.

Gruaja, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur u shfaq në ceremoninë martesore në Benoni, në Afrikën e Jugut e veshur me fustanin e nuses ndërsa i dashur i saj po martohej me një grua tjetër, transmeton Koha Jonë raportimin e medieve të huaja.

Video tregon dhëndrin që po debaton me të ftuarën e papritur, ndërsa nusja e tij e ardhshme qëndron në altar.

Dhëndri shihet duke u përpjekur që ta bindë të largohet dhe që të mos i prishë ditën e madhe. Ndërkohë që disa të ftuar dëgjohej duke bërtitur ndërsa të tjerë ngacmojnë gruan.

Video e përplasjes së gruas me të dashurin është bërë virale në rrjetet sociale.