Laboratori famëkeq i Sochit është kthyer në restorant

Laboratori famëkeq i Sochit është kthyer në restorant

21 qershor 2018 13:05

Baristi në restorant solli një shishe me alkool, me stil prapa shpinës dhe vendosi më pas përbërësit për një koktej të pijeve. Jo shumë kohë më parë janë bërë përgatitje shumë më të ndryshme këtu.

Restoranti La Punto u rekomandohet tifozëve në uebfaqen e Kupës së Botës, ndërsa është në të njëjtën ndërtesë që dikur e kishte selinë laboratori famëkeq i anidopingut që ka qenë qendër e një prej skemave më të mëdha të mashtrimit në histori të sportit, transmeton Koha Ditore.

Këtu dr. Grirgory Rodchenkov - një kimist që ka udhëhequr testimet e dopingut në Rusi për një dekadë, përfshirë edhe gjatë Lojërave Olimpike Dimërore në Sochi në vitin 2014 - rrinte në orët e vona gjatë Lojërave Dimërore për të ndërruar qindra mostra të urinës, duke mbuluar kështu përdorimin e substancave të ndaluara nga top-sportistët rusë.

Këtë muaj derisa një ngjarje tjetër e madhe sportive po mbahet në këtë qytet, struktura mund të shihet si simbol i hijes nga e cila sporti rus ende po mundohet të dalë, si monument i artit të errët të dopingut. Por, të martën mbrëma, derisa tifozët mbushën restorantin për të shikuar fitoren 3:1 të Rusisë ndaj Egjiptit, ndërtesa që ishte bërë njollë e errët në sportin rus, papritmas u kthye në vend feste.

(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme