Tifozët e Senegalit për t’u marrë shembull, mbledhin mbeturinat pas ndeshjes

Tifozët e Senegalit për t’u marrë shembull, mbledhin mbeturinat pas ndeshjes

20 qershor 2018 10:51

Fitues, të lumtur dhe… të edukuar.

Po flasim për tifozët e Senegalit, të cilët panë mbrëmë se si skuadra e tyre e nisi me fitore Botërorin “Rusia 2018”. Afrikanët fituan 2-1 kundër Polonisë në stadiumin “Spartak Stadium”, në Moskë.

Ajo që bëri përshtypje është se në fund të ndeshjes, mbështetësit e Senegalit kanë mbledhur vetë mbeturinat e lëna në stadium.

Me qese blu në dorë kanë pastruar letrat, shishet dhe gjithçka tjetër që kishin lënë në sektorin e stadiumit ku po ndiqnin ndeshjen e kombëtares së tyre.

Le të marrim dhe ne shembull nga afrikanët dhe të pastrojmë mbeturinat që lëmë kudo.


Komentet

Shto koment

Të ngjashme