LAJMET E MBRËMJES

Takimi i nivelit të lartë

Bashkimi Evropian ka përcjellë ftesat në Kosovë dhe Serbi, për një takim të nivelit të lartë, me synimin për t’i dhënë zgjidhje mosmarrëveshjes për targat ilegale të lëshuara nga Serbia, përpara se të nisë afati për shqiptimin e gjobave.

Burime diplomatike të KOHËS thanë se takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është planifikuar të ndodhë ose të dielën në mbrëmje ose të hënën gjatë ditës.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, kishte thënë se çështja e targave është një problem që duhet zgjidhur para datës 21 nëntor, kur hynë në fuqi masa e gjobitjes prej 150 eurosh për serbët që nuk konvertojnë targat ilegale në RKS. Prandaj, nuk ka mbetur shumë kohë për të zgjidhur këtë çështje dhe për të ulur tensionet.