“Duo Zadeja” me akordim mahnitës në rrugëtimin muzikor

“Duo Zadeja” me akordim mahnitës në rrugëtimin muzikor

18 qershor 2018 10:07

Katër duar në një piano bënë që dy botë muzikore të bashkohen në një të vetme. Pianistet shqiptare Kristina Petrollari - Laço dhe Dhurata Lazo shpalosën artistllëkun e tyre muzikor në një mbrëmje që erdhi si vazhdimësi e edicionit të nëntë të festivalit “Chopin Piano Fest”.

“Duo Zadeja” ka interpretuar edhe më parë ndaras në Prishtinë, por me një bashkëpunim të tillë erdhën për herë të parë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbrëmja nisi me një vepër të Mozartit. Petrollari - Laço e ulur në anën e djathtë dhe Lazo në anën e majtë të pianos, në amfiteatrin e Bibliotekës Universitare, sollën “Andate with varations in G.K 501”. Kjo vepër u bë si sinjal se çfarë të priste publiku në vazhdim. Përkushtimi dhe serioziteti i dy pianisteve shqiptare bënë që kjo vepër të përçojë emocion tek publiku. Në këtë formë ato vazhduan dhe shpalosën një copë bote muzikore për një orë e gjysmë. Mbrëmjen e vazhduan me një kompozitor tjetër.

Dy pianistet me një frymë interpretuan me akordim mahnitës, të futura thellë në botën muzikore, që me sy mbyllur përjetohej sikur një performues i vetëm të ishte para pianos. Këtë rrugëtim e vazhduan me një tjetër kompozitor. Kjo nënkupton se edhe stili dhe kërkesat ishin të tjera. Sollën “16 Waltzes, op.39” të Brahmsit. Valset pasqyrojnë botën e brendshme të kompozitorit. Forma e limituar e valseve kishte bërë që kreativiteti i Brahmsit të zgjerohej, për t’u dhënë këtu atyre një dimension tjetër.

Dyshja solli “Katër stinët” e tij.

Drejtoresha artistike e këtij festivali, Lejla Pula, ka thënë se një mbrëmje e tillë, pas përfundimit zyrtar të festivalit, erdhi si freski... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme