Kulturë

Ideologjia në këndvështrimin sociologjik të Karl Mannheimit

Shtjellimi teorik i koncepcionit të ideologjisë, zë vend të veçantë në mendimin sociologjik të Karl Mannheimit. 

Në përpjekjen e tij për ta trajtuar objektivisht dhe në raport me rrethanat socio-historike fenomenin e ideologjisë, autori fillimisht heton gjenezën joformale të saj. 

Ai merr për bazë pikëpamjen e Francis Bacon-it mbi idola-n, e cila mund të konsiderohet si paraardhëse e koncepcionit modern mbi ideologjinë. Idola, manifeston dukurinë e mendimit spekulativ dhe formave të tjera të imazheve të përgënjeshtruara apo false që si të tilla janë pjesë e pandashme e jetës dhe organizimit shoqëror, shkruan sot Albert Mecini në Koha Ditore.

Në librin e tij Ideologjia dhe Utopia, Mannheim thekson faktin se si koncepcioni modern mbi ideologjinë zë fill në periudhën e luftërave imperiale të Napoleonit, por më veçanërisht lidhet me ndryshimet epokale që solli Revolucioni Francez. Ndryshe, ideologjia në kuptimin dhe përdorimin e sotëm paraqet një sistem besimesh, botëkuptimesh por edhe forma të artikulimit politik e social në të cilat organizohet shoqëria. 

Karl Mannheim dallon dy koncepte bazë të ideologjisë, koncepti partikular dhe total. Sipas autorit, koncepcioni partikular i ideologjisë i referohet kryesisht kuadrit të analizës mbi bazën e nivelit psikologjik të investigimit duke marrë për bazë një dimension të gabimeve të natyrës psikologjike, të cilat ndryshe nga mashtrimi i qëllimshëm, nuk janë intencionale, por pasojnë nga determinante shkakore.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)