Kulturë

Institucionet duhet ta përfshijnë artin si formë për edukimin e shoqërisë

Prishtinë, 14 qershor – Rezultate të shumta të testeve vite me radhë e kanë ranguar Kosovën në mesin e shteteve me sistem të dobët arsimor. Ndryshimi i kurrikulave nëpër shkolla e universitete, prezantimi i platformave që ofrojnë mundësi për të rinjtë që ta zhvillojnë mendimin kritik dhe zgjerojnë horizontin, konsiderohen të domosdoshme.

Kontribuues në këtë drejtim për vite me radhë janë treguar individë të caktuar apo organizata të pavarura kulturore, të cilat në programet e tyre kanë përfshirë edhe edukimin përmes artit. Të mërkurën janë prezantuar raste të shumta të suksesshme të platformave që kanë shfrytëzuar ata, por njëkohësisht është folur edhe për sfidat e problemet me të cilat ballafaqohet sistemi arsimor në Kosovë.

Në panelin e diskutimit me temën “Edukimi në Art dhe Kulturë”, ishin drejtori i festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest”, Eroll Bilibani, artistja dhe arkitektja Eliza Hoxha, regjisori Florent Mehmeti, kompozitorja Donika Rudi dhe drejtori i festivalit ndërkombëtar të animacionit “Anibar”, Vullnet Sanaja. Kjo ngjarje zuri vend në Qendrën Informative Kulturore të Bashkimit Evropian në kryeqytet.

Fëmijët dhe të rinjtë ata i kanë prezantuar si grup më të rëndësishëm, tek të cilët mund të ndikohet përmes artit dhe kulturës (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).