Gjatë qershorit, Qeveria pret projektligjin me zero tatim për librin Foto: Koha

Gjatë qershorit, Qeveria pret projektligjin me zero tatim për librin

13 qershor 2018 08:21

Brenda këtij muaji pritet që Projektligji për tatimin mbi vlerën e shtuar të arrijë në Qeverinë e Republikës së Kosovës, dhe nëse miratohet ashtu siç është paraparë, libri si produkt do të lirohet krejtësisht nga TVSh-ja.

Pasi të mbërrijë në Qeveri, proceduralisht, projektligji duhet të kalojë në Kuvend për t’u miratuar, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në mbledhjen e Qeverisë, të mbajtur të martën, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka lexuar një pyetje që i është adresuar atij. Është pyetur se përse nuk është duke u zbatuar vendimi i Qeverisë së Kosovës, i marrë më 23 nëntor 2017, që përcakton zero tatim për librin. Por, ministri i Financave, Bedri Hamza është përgjigjur duke thënë se lirimi i librit nga TVSh-ja do të bëhet nëpërmjet Ligjit për TVSh-në.

Lirimin e librit nga ky tatim, kryeministri Haradinaj e kishte përmendur edhe para një jave në hapjen e edicionit të 20-të të panairit të librit “Prishtina 2018” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme