Kulturë

“Çmimi Muslim Mulliqi” mëton të shtjellojë histori nëpërmjet artit

Galeria Kombëtare e Kosovës e ka hapur thirrjen publike për edicionin e dymbëdhjetë të ekspozitës ndërkombëtare “Çmimi Muslim Mulliqi” për vitin 2018.

Që nga e hëna e deri më 8 gusht ky institucion do të pranojë punime nga të gjitha mediumet e arteve bashkëkohore, që reflektojnë konceptin kuratorial, shkruan sot “Koha Ditore”. E për këtë edicion kuratorja Iara Boubnova synon që nëpërmjet artit të kujtohet historia.

“A janë histori kujtimet tona?” është titulli i edicionit të sivjetmë. Boubnova është kritike e kuratore, drejtoreshë e Institutit për art bashkëkohor në Sofje. Ka marrë pjesë në shumë bienale të artit nëpër vende të ndryshme dhe është fituese e disa çmimeve.

Sipas konceptit kuratorial, në botën e sotme çdo gjë ndryshon tërë kohën. “Duket se as e kaluara nuk është statike. Historia, kujtesa dhe përkujtimi janë objekt studimi i historianëve, antropologëve, sociologëve, filozofëve, historianëve të artit dhe letërsisë, po aq sa janë edhe shënjestër dhe material për manipulim politik”, shkruhet në konceptin kuratorial.

Ekspozita “Çmimi Muslim Mulliqi” tashmë është shndërruar në një organizim tradicional e që mbahet për çdo dy vjet. Në edicionin e kaluar, më 2016 artistin Fani Zguro, kishte ricikluar punimet e hershme të tij, të cilat vinin si thirrje për ta kujtuar të kaluarën, një fazë të jetës së tij... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)