Kulturë

“Hereditary” për frikën e neverinë e njerëzve të mesjetës

“Hereditary” mi shtoi të rrahurat e zemrës për tri herë më shumë, më krijoi shtangim të kafkës, më shëroi lemzën – dhe më së shumti më tmerroi.

Ka qenë hera e parë që dëgjova dikë prej kritikëve në audiencë të thotë fjalën “Fu-uc*” në dy rrokje të ndara; të parën nga frika, të dytën si vetëqortim pasi e kishte humbur toruan në publik.

Ky reagim është shkaktuar rastësisht – fjala e vetme e përshtatshme – nga kërcitja me gjuhë, një tingull që një fëmijë mund të bëjë për të imituar një kalë, një “tik” i pafajshëm, që tash e tutje do të më asocioj me djallëzi të pastër.

Kjo është përshkruar si një ekzorcizëm për gjeneratën e re, që nuk është tamam e saktë, megjithëse çuditërisht më përkujton “Exorcistin” skenën e Hamletit të Jonathan Pryce të vitit 1980, në të cilën ai është i pushtuar nga fantazma e babait të tij... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)