Kulturë

“This is Congo” me rrëfimin e një territori nën ethet e luftës

“This is Congo” është titull i gjerë dhe i guximshëm për një dokumentar që flet për territorin, që ende ndodhet nën ethe të konflikteve të kësaj kohe dhe ka pasur një të kaluar të palumtur.

Duke premtuar se Congon do ta paraqesë me gjithë lavdinë dhe mjerimin, studimi absorbues i filmbërësit amerikan Daniel McCabe, i vendos vetes një pikë të caktuar të cilën shpreson ta arrij përgjatë 90 minutave.

Megjithatë, derisa përpjekja e tij për të konservuar një histori koloniale të vendit është e nxituar, “This is Congo” është ilaç i fortë kur bëhet më selektiv: si një studim bashkëkohor i luftës së dhunshme midis ushtrisë kombëtare kongoleze e forcave rebele “M23” në rajonin e Kivut verior, dokumentari bëhet efektiv duke dalë në vijën e frontit në ndjekje të pamjeve të papërpunuara të luftës. Këto pamje mund të hapin sa më shumë sytë e shikuesit ose në ndërhyrjet më të ashpra i nxisin ata t’i mbajnë mbyllur.

Ilustrimi i gjallë i qasjes duhet t’i japë dokumentarit “Thi is Congo” jetëgjatësi në qarkun e festivaleve duke nisur nga premiera jashtë garës në Venecia... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)