Kulturë

Dua të arratisem larg marrëzisë së kryeqytetit

Rozafa Shpuza është nga Shkodra. Merret me poezi dhe fotografi. Ka botuar librat: “Kohë ikonash” (2011), “Anipse” (2013) dhe “Grizhlat” (2016).

Ka marrë pjesë në shumë aktivitete letrare në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri, shkruan sot “Koha Ditore”.

Gjithashtu ka marrë pjesë në ekspozita të ndryshme fotografish personale e kolektive në të gjitha hapësirat shqiptare.

Shpuza është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.

Aparati fotografik është pjesë e jetës sime.

Sa herë dua të arratisem, larg marrëzisë së kryeqytetit, larg monotonisë së parlamentit ku punoj, larg sjelljeve të robotizuara që të bëjnë të ndihesh si manekini në vitrinë, marr aparatin fotografik dhe fiksoj detajet e brishta, buzëqeshje kalimtarësh, hapat që shpejtojnë, pasqyrimet, hijet që zgjaten, përqafimet, gishtat që shtrëngojnë një cigare, gjunjët e zbuluar të një studenteje, djersën në ballin e një taksisti, mimikën e një aktoreje në skenë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)