Kulturë

Sot mbahet festivali i poezisë “Drini poetik”

Sot mbahet festivali i poezisë “Drini poetik”, në 140 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Me organizmin e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, në Prishtinë fillon festivali dyditor ndërkombëtar i poezisë “Drini poetik”.

Ky manifestim nis në orën 12:00 në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe hapet me sesionin letrar “Muza e Skënderbeut si frymëzim letrar”, ku do të paraqiten pesë kumtesa nga studiues të letërsisë nga Prishtina dhe Tirana, pastaj do të bëhen disa përurime të veprave letrare, si dhe do mbahet ora letrare “Lira magjike”.

“Drini poetik” do të vazhdoj edhe të dielën me “Ora e Lidhjes” në Prizren, që mbahet nën shenjën e 140-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, do të ketë edhe një aktivitet të përbashkët mes Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe Kuvendit të Kosovës.

Festivali ndërkombëtar i poezisë sivjet mbahet nën patronin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe shënon edicion e 9-të me radhë.