Kulturë

Ministria hap konkurs për projektin 4-milionësh me vetëm 100 mijë euro në llogari

Prishtinë, 8 qershor – Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit ka hapur konkurs publik për projektin që ende nuk e di se kur planifikon ta përfundojë. Nën titullin “Ndërtimi i Muzeut të Historisë së Natyrës”, konkursi i MKRS-së do të jetë i hapur deri në ditën e 28-të të këtij muaji. Sipas vlerës së parashikuar për ndërtimin e Muzeut të Historisë së Natyrës, duhen 4 milionë e 64 mijë euro. Por Ministria e Kulturës për sivjet i ka paraparë vetëm 100 mijë euro.

Me planifikimet e bëra në bazë të Ligjit për buxhetin e këtij viti, për 2019-ën dhe 2020-ën janë paraparë nga 300 mijë euro për projektin, i cili synohet të finalizohet në Komunën e Fushë-Kosovës.

Nëse MKRS-ja nuk bën ndonjë llogari tjetër dhe për çdo vit ndan nga 300 mijë euro, i bie që nevojiten 15 vjet për ta finalizuar ndërtimin e objektit (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).