Kulturë

“Monument V”, një thirrje më shumë për të dashuruar Kosovën

Nesër fillon Panairi i 20-të i Librit, “Prishtina 2018”, ku edhe këtë vit pjesë e panairit do të jenë botimet e grupit “KOHA”.

Në mesin e tetë titujve të ri të prezantuar në stendën e grupit “KOHA”, do të jetë edhe libri i ri i Artan Krasniqit, “Monument, vëllimi V”.

Krasniqi ishte i ftuar në Express, me ç’rast tregoi detaje rreth këtij libri.

Në promovim, u tha se “Monument V” është një thirje më shumë për ta dashuruar Kosovën.

“Monument V” është përmbledhje e shkrimeve për trashëgiminë kulturore të shekujve të rinj në rajonin e Prishtinës, Mitrovicës, Pejë dhe Gjakovë.