Kulturë

Shtëpia me fasadë mbresëlënëse

Po merrej me rregullimin e disa tavolinave sa për të mbytur kohën. Hëzër Fishekçiut, elektricistit që ka punuar gjatë këtë profesion, i shkojnë për dore edhe këso punë, që ai i quan të lehta.

“Sa për ta humbur kohën”, thotë 76-vjeçari, që e thotë këtë në fjalitë e mirëseardhjes, edhe për të hequr merakun se po i merret kohë nga puna që po bënte, shkruan sot Koha Ditore.

Tavolinën dhe karriget në kopshtin e tij të bukur i ka të forta, ku propozon që të vazhdohet muhabeti, e ku në thelb është historia mbi njëshekullore e shtëpisë që ai ka trashëguar. Në fakt, ai ka vetëm gjysmën e shtëpisë së gjyshit të tij, Dautit, ndërsa gjysma tjetër u takon pasardhësve të axhës së tij. E këta të fundit ia lënë Hëzërit që të flasë për monumentin.

E jashtëzakonshme është fasada ballore e shtëpisë, që s’u prek prej se u ndërtua, sipas Fishekçiut, në vitin 1900.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)