Kulturë

Të jetuarit është habi

Ornela Vorpsi ka lindur në Tiranë. Pas studimeve në Akademinë e Arteve të Bukura të Tiranës, vazhdoi studimet në Milano l’Accademia di belle arti di Brera, për të përfunduar në Paris à Paris VIII université.

Fillimet e Vorpsit kanë qenë në Galerinë Kombëtare të Tiranës. Në Milano, ajo u prezantua edhe si artiste me piktura plastike, fotografi, instalime dhe video, shkruan sot “Koha Ditore”.

Puna e saj u paraqit në shumë ekspozita, si në: Basel, Sammlung Esl me Harald Zsemman, Paris-Photo etj. Krijimtaria e saj artistike është prezantuar edhe në galerinë Analix Forever të Gjenevës. Libri i parë i Vorpsit është monografia fotografike “Nothing Obvious” nga publikuesi zviceran “Scalo”.

Në vitet e Parisit, krijimtaria e Vorpsit mori udhën e shkrimit. Fillimisht në gjuhën italiane. “Il paese doeve non si muore mai”, “Bevete cacao Van Houten”, “La mano che non mordi”, “ Fuorimondo”, “Vetri rosa”, janë libra në italisht, të botuar nga shtëpia “Einaudi”. Librat e Vorpsit janë përkthyer në 18 gjuhë. Këtë verë del përkthimi në gjuhën norvegjeze, ndërkohë që pritet përkthimi edhe në shqip.

Më 2012 ajo është cilësuar nga Aleksandër Hemon dhe Zadie Smith si një nga 35 shkrimtarët më të mirë të Evropës në “Best European Fiction”. Po ashtu, Vorpsi është pjesë e antologjisë së Andrea Cortellessa të mbi 25 shkrimtarëve më të shquar të Italisë së sotme.

Librat e Vorpsit janë vlerësuar me shumë çmime prestigjioze: “Grinzane Cavour”, “Elio Vittorini”, “Premio Rappallo”, “Premio Viareggio”, “Premio Luco Mastronardi”, “Premio città di Tropea”, “Prix méditeranéen des lycéen”. Pas shumë vitesh qëndrimi në Francë, Vorpsi ka zgjedhur të krijojë në frëngjisht. Librat e saj të fundit janë publikuar nga shtëpia botuese “Gallimardi”.

Vorpsi është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.

Gjumi. Shpeshherë me shaka them, lavdi kujt e ka shpikur dyshekun. E shtrirë në ndërresa të pastra, nën jorgan e fshehur dynjaje, në qetësinë e dhomës së gjumit, është një nga dimensionet e jetës që më konforton pa masë, për ta thënë me pak fjalë, duke u fshehur kësisoj, marr pushim nga bota... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)