Kulturë

“Zánat” me perlat shqipe në Beograd për gjuhën universale të artit

Descriptive Text

Gjysmën e fjalëve i përdor në gjuhën shqipe e në vend të atyre që nuk ia merr mendja se ia del t’i shqiptojë fut në përdorim gjuhën angleze. Por caku i tij është që gjithsesi t’ia mësyjë hyrjes në sallën ku do të nisë koncerti. Djaloshi i gjatë, Luka Breberima, që shoqërohet bashkë nga mikja e tij, për herë të parë do të dëgjojë një koncert përcjell me muzikë shqipe, shkruan sot Koha Ditore.

Për këtë nuk është se ia ka dalë edhe lehtë. Fillimisht i është dashur të kalojë kordonin e policisë nja 70 metra para se të arrinte te porta e Qendrës për dekontaminim kulturor në Beograd. Më pas, para hyrjes në objekt, është dashur të arsyetohej prapë se cili është qëllimi i tij. Të kontrollohet nëse bart ndonjë gjë të rrezikshme e tek më vonë të marrë “vizën” për të hyrë brenda.

Breberima, student i nivelit master në dizajn grafik, flet me admirim për muzikën popullore shqipe. Ende pa filluar koncerti i ansamblit “Zánat”, të enjten, në kuadër të festivalit “Mirëdita, dobar dan!”, ai ka treguar se në vitin 2008, në Ohër të Maqedonisë, kishte hasur në një CD të “Sofrës pejane”. Pasi e kishte blerë dhe kishte nisur ta dëgjonte, muzika shqipe e kishte prekur goxha. Që prej atëherë vazhdimisht dëgjon këngë e melodi shqipe. Ka përmendur Ismet Pejën e Ramadan Krasniqin. E me të dëgjuar se këngë burimore shqipe do të këndohen gjatë festivalit, Breberima kishte vendosur që të mos e humbiste rastin...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)