“Skenderbeu: Manuskripti i Marlout” është titulli më i ri i shkrimtarit Ag Apolloni, i cili doli nga shtypi të premten. Sipas njoftimit të botuesit, kjo dramë vjen si homazh për “Vitin e Skenderbeut” dhe sjell një histori të shkruar sipas poetikës postmoderne të dorëshkrimit, pra si gjetje e një drame elizabetiane të shekullit 16, e cila konsiderohet dramë e humbur.
“’Skenderbeu: Manuskripti i Marlout’ është ndërtuar si një rrjet intertekstual me tekste historike, letrare, kinematografike dhe teatrore, duke krijuar kështu besueshmërinë e rrëfimit dhe duke na prezantuar një hero të dualizuar, që përveçse mit shfaqet edhe si një njeri i thjeshtë”, shkruhet në njoftim.
Drama e përthekuar në këtë libër me 287 faqe, botuar nga dega e Tiranës e shtëpisë botuese OM, është e përbërë nga dy pjesë, të ndara në skena. “Skenderbeu i Apollonit është një Skenderbe postmodern, që aq sa i afrohet historisë, po aq i largohet asaj, duke u shfaqur si një hero që i flet më së miri lexuesit të ditëve të sotme”, shkruhet në njoftim, sipas të cilit “Skenderbeu: Manuskripti i Marlout” nuk tenton të jetë një paraqitje strikte e fakteve historike, por synon të jetë një tekst që shfaq erudicionin e autorit dhe e largon këtë figurë historike nga patetizmi romantik...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
2 qershor 2018 12:31
-
Shpërndaje në: