Pas ndërprerjes në mungesë të lejes, finalizohet rinovimi i ish-hotelit “Jadran”

Pas ndërprerjes në mungesë të lejes, finalizohet rinovimi i ish-hotelit “Jadran”

03 April 2017 09:32

Punimet në ish-hotelin “Jadran” në qendër të Mitrovicës, që për tri javë ishin bërë pa leje, tashmë janë finalizuar. Rinovimi i objektit gati sa kishte përfunduar, kur pronarët e morën lejen nga institucionet për ndërhyrje.

Për shkak të mungesës së lejes, punimet për një javë ishin ndalur nga Inspektorati i Komunës së Mitrovicës.

Leja për vazhdimin e punimeve është dhënë pas rekomandimit nga Komisioni për Shqyrtimin dhe Vlerësimin e Kërkesave, i cili ka kërkuar shfuqizimin e vendimit të ushtruesit të detyrës së drejtorit të Institutit Kosovar për Mbrojtjen e Monumenteve, të protokolluar me datën 22 të muajit mars, shkruan sot Koha Ditore.

Ky vendim kishte urdhëruar ndërprerjen e punimeve në objektin e mbrojtur me ligj deri në kohë të pacaktuar. Por një gjë e tillë është hedhur poshtë dhe kompanisë kontraktuese i është dhënë leje që t’i vazhdojë punimet. Shkak i renovimit ishte bërë dhënia me qira e objektit brendit ndërkombëtar të restoranteve “KFC” që vepron në më shumë se në 120 vende, përderisa në Kosovë vepron nga viti i kaluar.

Derisa IKMM-ja nuk ka dalë me një raport përfundimtar për punët e kryera në objektin e mbrojtur me ligj, as para se të merrej leja dhe as pas dhënies së saj, sot (e hënë) “KFC” pritet t’i rihapë dyert dhe të nisë punën. Vendimi për lejen e punës është dokumenti i fundit i dorëzuar nga IKMM-ja në Qendrën Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Mitrovicë, e që është përcjellë edhe në Komunë...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme