Tiranës  i shtohet një teatër i ri

Tiranës i shtohet një teatër i ri

03 April 2017 09:26

Një teatër i ri i është shtuar kryeqytetit shqiptar. ‘Tirana Teatër’ është teatri më i ri në kryeqytet që premton të vë në skenë artistë dhe shfaqje të njohura. Siparin e ka hapur aktori i mirënjohur Mehdi Malkaj me monodramën ‘Marrë Guximin’.

Aktori ka interpretuar esetë satirike shkruar nga Vangjel Kozma te cilat u bllokuan në shtypshkronjë në vitin 1999. Me interpretimin brilant, Malkaj, i cili shprehet se nuk është gjë tjetër veç se një ushtar i thjeshte i perandorisë së absurdit rreket të përcjellë mesazhe të forta, shkruan oranews.

Monodrama ‘Marr Guximin’ i hap në këtë mënyrë rrugën një sërë shfaqësh që priten të ngjiten në skenën e ‘Tirana Teatër’.

‘Tirana Teatër’ ofron komoditet, për artistët dhe publikun ndërsa një prej sallave të saj ka një kapacitet prej 1200 vendesh.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme