Kulturë

“Age of Anger” në botën e anarkisë

Në të gjithë botën, shpirti i anarkisë është në lulëzim - një dëshirë pa qëllim për të goditur rendin liberal, me shpresën e largët e të pazhvilluar se një botë më e mirë do të dalë nga rrënojat.

Ky shpirt duket se është motivuar nga votuesit e Trumpit, për të cilët nuk ka çuar fort peshë se ai para masave foli me përgjithësime të vrazhda, pa eksperiencën e duhur, shkruan “New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Shumë prej këtyre votuesve e kanë pranuar me pak keqardhje, që ata kanë dashur ta implantojnë personalitetin e tij të ashpër në ulësen e pushtetit për të shokuar sistemin, sepse sistemi e meriton një gjë të tillë.

Kjo ndjenjë e ka inspiruar Brexitin, që kaloi edhe mbi paralajmërimet për dënime financiare, dhe i ka transportuar populistët në majë të pushtetit në të gjithë Evropën. Në rrëfimin e Pankaj Mishras, një dëshirë gati se identike për hakmarrje të verbër i çon adoleshentët konfuz për t’iu bashkuar “Shtetit Islamik”. Ai e quan këtë “disponim më të gjerë dhe më apokaliptik sesa që kemi dëshmuar më herët deri më tani”.

Libri i tij “Age of Anger: A Histori of the Present” është i rëndësishëm, euridit, dhe me defekte që flet për rrënjët e thella të këtij momenti dhe që ishte dërguar për shtyp para rezultatit të zgjedhjeve në Amerikë. Fakti që libri përmban vetëm pak referenca për presidentin e ri çuditërisht e rrit kredibilitetin e tij. Mishra nuk përpiqet që teorinë ta mbështesë me fakte.

Trajton shpërndarjen e joliberalizmit në të gjithë globin, një lëvizje kjo e bashkuar nga një sens zhgënjimi, hutimi e zilie. Është ky një zemërim që Mishra edhe e interpreton edhe e shpërndanë. Ky libër prezantohet si “histori e së tashmes” ... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.