Kulturë

95-vjetori i lindjes së Rexho Mulliqit kremtohet me koncert

Nëntëdhjetepesë vjetori i lindjes së kompozitorit të njohur Rexho Mulliqi do të kremtohet përmes një koncerti, të cilin do ta organizojë festivali “ReMusica” në bashkëpunim me Filarmoninë e Kosovës.

“Simfonia nr. 1”, të cilën e ka kompozuar disa vite më parë në Beograd, autor i simfonisë së parë shqiptare në Kosovë, do të luhet në këtë jubile nga Orkestra Simfonike Shtetërore, që do të udhëhiqet nga dirigjenti japonez Toshio Yanagisawa.

Koncerti do të fillojë të martën nga ora 20 e 30, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.