Sikurse asnjë pavijon tjetër, ai i Kosovës në Bienalen e Arkitekturës u hap me praninë e shumë zyrtarëve me kravata dhe fjalime rutinore.
Kryeparlamentari, Kadri Veseli, ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ministrja e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, dikush me bashkëshorte e dikush me këshilltarë, artistë, gazetarë e vizitorë, kështu, të enjten pavijoni modest i Kosovës ishte i mbushur plot.
Kjo ishte hera e tretë që Kosova merrte pjesë në Bienalen e Venecias të Arkitekturës e këtë vit u prezantua me kuratoren Eliza Hoxha, e cila solli shtëpinë kosovare të viteve ‘90-a me titullin “Qyteti është gjithkund”.
Lidhur me praninë e shumë politikanëve në hapje të pavijonit, Eliza Hoxha tha se vetë populli kosovar mjaftueshëm ka kontribuuar për krijimin e shtetit, andaj tani radhën e kanë politikanët.
-
28 maj 2018 21:19
-
Shpërndaje në: