Kulturë

“Filmworker” me profilin e asistentit të besueshëm të Kubrickut

Industria e filmit është e mbushur me figura të thjeshta që kanë gjithçka nën kontroll pa kërkuar asnjëherë që të jenë në qendër të vëmendjes.

Ky dokumentar i ndjeshëm krijon hapësirë duke profilizuar njërin prej tyre: Leon Vitalin, njeriu i cili hyri në setin e Stanley Kubrickut në vitin 1973 dhe asnjëherë nuk u largua, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”.

Në rolin e lord Bullingdonit, i cili është një djalë axhami në filmin Kubrickut, “Barry Lyndon”, Vitali u magjeps nga metodat e punës së regjisorit me nam, saqë ai la prapa karrierën premtuese të aktrimit vetëm për t’u bërë dora e djathtë e tij, një rol që ai e mbajti edhe pas vdekjes së kineastit të shquar.

Ka qenë një marrëdhënie pune që nuk ishte gjë tjetër veçse e pazakontë. Gjatë kohës së tij me Kubrickun, përshkrimi i punës së Vitalit ndryshoi në asistent produksioni, trajner aktrimi, inxhinier i zërimit, shofer, rrobaqepës, drejtor i kastingut dhe, pas vdekjes së Kubrickut, restaurues digjital i filmografisë së jashtëzakonshme të regjisorit.

Në një moment atij madje i është kërkuar të asistojë Kubrickun që të kryejë eutanazinë në macen e tij me armë. Ka qenë një detyre të cilët Vitali me mirësi refuzoi ta bënte, e në vend të saj e kontaktoi veterinarin.

Kubrick, si anekdotë – pa përmendur punën e përpiktë me pedanteri të regjisorit – ishte kërkues i llojit të vet.

Vitali rikujton se si ai nuk mbante përgjegjësi edhe nëse e thërriste në ditën e Krishtlindjes për ta pyetur diçka, dhe këtu më pas del në pah se relacioni i tyre ndonjëherë ka kaluar limitet dhe është bërë abuziv.

Vitali e krahason shefin e tij të vjetër me Gordon Ramsayn dhe kapacitetin e tij për të shpërthyer papritur në tërbim, dhe shëndeti i Vitalit, financat dhe jeta familjare duket se kanë ngelur si rezultat i besnikërisë së tij ndaj regjisorit.

Në të njëjtën kohë Vitali asnjëherë nuk flet me zemërim për ish-mbikëqyrësin e tij dhe rikujton disa momente tejet të ndjeshme të Kubrickut: dashurinë që ai ka treguar për tre fëmijët e Vitalit; apo detajet dhe informatat që dyshja do t’i shkëmbenin pas një dite të gjatë xhirimi... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)