Artisti i skulpturave precize në majë lapsi

Artisti i skulpturave precize në majë lapsi

27 maj 2018 11:20

Kur në shtator të vitit 2015 fotografitë e trevjeçarit Aylan Kurdi kishin marrë vëmendjen e të gjithë botës pasi siriani u gjet i vdekur në breg të Mesdheut, pos komuniteteve të tjera, shumë artistë ishin marrë me këtë rast.

Duarkryq nuk ka qëndruar as Jasenko Gjorgjeviq nga Tuzlla e Bosnjë- Hercegovinës. I lindur më 1983, Gjorgjeviq për dallim prej skulptorëve të zakontë, punimet e të cilëve vijnë në forma të mëdha, është minimalist në realizimet e tij, shkruan sot “Koha Ditore”.

Përdor majën e lapsit si subjekt për ta shndërruar në shprehje artistike, e jo lapsin si njërin nga mjetet për të arritur te një vepër. Ashtu siç kishin qarkulluar fotografitë ku Kurdi dukej përmbys buzë detit, edhe Gjorgjeviq e ka paraqitur në skulpturën e tij.

Titulli i veprës “Aylan K. 2012-2015” është shumë i qartë. Nëpërmjet saj, artisti sikur zbërthen një pjesë të historisë së errët të luftës në Siri që nuk kursen as fëmijët. Por historia krijuese e Gjorgjeviqit, sa u përket skulpturave në majë të lapsave nis pak më herët.

Image

Rruga e rastësishme

“Kam filluar me këtë formë të pazakontë të artit rastësisht. Në janar të vitit 2010 vëllai im më ka dërguar disa fotografi të një artisti amerikan që punonte skulptura të tilla, dhe kjo më ka sfiduar të provoj diçka të ngjashme”, thotë Gjorgjeviq... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme