Kulturë

Skulptori që alarmon me gdhendje në mermer

Descriptive Text

Në një masiv mermeri të bardhë prej 15 tonësh, ka javë që gdhend me vegla të ndryshme. Nuk është larg qëllimit: të paraqesë një veturë të markës “FIAT 500”. Aso të modeleve të vjetra.

Skulptori italian, Nazareno Biondo, i lindur më 1985 në Torino të Italisë nuk është thjesht duke kopjuar pamjen e veturës që i përket markës së njohur italiane të mjeteve të transportit, shkruan sot “Koha Ditore”.

I mbuluar me maskë kundër pluhurit, që çon dalta apo vegla të tjera, koncepti i tij shkon përtej një skulpture. Është fort i mllefosur me shkatërrimin e së kaluarës. Halli i tij është mosrespektimi i atyre që kanë lënë paraardhësit.

“Shenjat e viteve të kaluara do të jenë qartë të dukshme, si dëshmi për sakrificat e bëra në atë kohë nga të dashurit tanë dhe të cilat vazhdojnë të përsëriten me kalimin e kohës brez pas brezi”, thotë ai... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)