Kulturë

Pikturat “binjake” të Monet për herë të parë në NGA

Amatorët e artit në përgjithësi dhe të Claude Monet në mënyrë të veçantë do të mrekullohen pasi dy versione të ndryshme të “Jardin de l’artiste à Vétheuil” të piktorit francez janë bashkuar në Uashington, për herë të parë që prej krijimit të tyre.

Deri më 8 gusht “National Gallery of Art” do të ekspozojë dy versione të ndryshme të kësaj pikture luksoze verore dhënë nga muzeu “Norton Simon” që ndodhet në veri të Los Anxhelesit, në Kaliforni, raporton atsh.

Dy veprat janë pikturuar nga Monet në vitin 1881 në fshatin e Vetheuil, që ndodhet në një lagje pariziane, ku ai ishte vendosur tre vite më herët me bashkëshorten Camille, të sëmurë, dhe dy fëmijët e tyre.

Kjo periudhë, shënuar nga vështirësitë financiare, do të zbulonte të qënit shumë produktiv për mjeshtrin impresionist, i cili pikturoi rreth 300 vepra në tre vjet.

“Ky ka qenë një moment kthese në karrierën e tij. Ai u kthye më shumë drejt peizazheve, ai ishte shumë i interesuar për fenomenet atmosferike”, theksoi Kimberly Jones, konservatore në “National Gallery”.

Për sa i përket dy që janë ekspozuar, ajo e Norton Simon do të shërbejë si model për simotrën e National Gallery of Art.

Restauruese në National Gallery, Ann Hoenigswald kaloi disa muaj për të hequr një llak që deformonte veprën vizualisht.

“Që prej heqjes së llakut, ky ishte një zbulim”, thekson ajo duke iu referuar ngjyrave të tablosë.

“Ajo që gjej vërtet pasionante, është energjia e penelave të tij, pasuria e teknikës që përdor për t’i dhënë dimension pikturës”, shtoi ajo.