Kulturë

Ankimet e autorit

“Unë punoj gjatë tërë ditës, nga mëngjesi deri në mbrëmje, çdo ditë. Nëse rri ulur kështu për dy, apo tre vjet, më në fund e bëj një libër”, thoshte Philip Roth, në një intervistë në vitin 1984, duke shtuar se “si shkrimtar jo domosdo duhet ta braktisni biografinë tuaj, apo mos ta shfrytëzoni në një akt imitimi”. Pra, në një anë, ai tregon regjimin e punës, në anën tjetër përcakton natyrën e shkrimit që, edhe pse s’është autobiografik, kritikët e shohin si të mbushur me elemente nga jeta e tij.

Philip Roth e filloi karrierën letrare me “Lamtumirë, Kolumbus”, një novelë për dy të rinj të dashuruar, djali një librar nga një familje e klasës punëtore, ndërsa vajza nga familje e pasur. Përveç linjës së dashurisë, që përfundon me ndarje, novela trajton edhe motive e fenomene të racizmit, getoizmit dhe provincializmit, prandaj titulli fiton status proleptik, duke u kthyer në shenjë sugjeruese për shkëputje ndaj provincës.

Dhjetë vjet pas kësaj novele, Roth boton romanin me të cilin e shkund Amerikën: “Ankimin e Portnoit”, një vepër që artikulohet si “rrjedhë e ndërgjegjes”, por që realisht shkaktohet nga një “bllokim i ndërgjegjes”. Aleksandër Portnoi, një djalë hebre, i rritur në një familje hebraike, në një shoqëri hebraike, e cila e “mbron” nga shoqëria tjetër, është një person i shtypur, një karakter i kontrolluar nga familja dhe shoqëria etnike së cilës i përket, prandaj përfundon duke e rrëfyer historinë e tij para psikoterapeutit. Rrëfimi në këtë roman është si shpërthimi i një dige për të rrjedhë përroi i ndërgjegjes...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)