“Lutja e heshtur e së premtes” për fatin e palestinezëve

“Lutja e heshtur e së premtes” për fatin e palestinezëve

26 maj 2018 14:00

Alketa Xhafa-Mripa e ka dëshmuar tashmë se nuk i frikësohet trajtimit të temave të ndjeshme. Artin e shfrytëzon si deklaratën më të fuqishme për të ngritur zërin kundrejt padrejtësive. Këtë e ka bërë tashmë me instalacionin e suksesshëm “Mendoj për ty”, që u dedikohej viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, apo edhe me atë “Refugees Welcome”, ku ajo dëgjoi zërin e refugjatëve, e që lidhej mjaft mirë me situatën e atyre që migruan nga Lindja e Mesme nëpër shtete të botës, shkruan sot Koha Ditore.

Një tjetër çështje po kaq të ndjeshme ajo do ta trajtojë me projektin e radhës. E ka titulluar “Lutja e heshtur e së premtes”.

U dedikohet qytetarëve të Palestinës. Këtë ide ajo e ka prezantuar të premten në muzeun e njohur britanik të artit bashkëkohor, “Tate Modern” në Londër. Xhafa-Mripa është bërë pjesë e asaj që titullohet “Who are we?” (Kush jemi ne), që organizohet nga “Tate Exhchange”.

Kjo është një platformë që zhvillohet brenda gjashtë ditëve, që përfshin artet vizuale, filmin, fotografinë, dizajnin, arkitekturën, fjalën e thënë dhe të shkruar dhe artin live, të cilat ngjallin pyetjen “Kush jemi ne?”...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme