Kulturë

“Sarabande” në një udhëtim intim të kitaristit virtuoz

Descriptive Text

Endja nëpër shtëpi, lëvizjet në qytet në kohë dimri e qëndrimi në çajtoret e Prizrenit, ku mund të dëgjoheshin muhabete të ndryshme, janë pjesë të rutinës gjatë kohës së lirë të Petrit Çekut në Prizren. Pikërisht në këtë qytet, ku edhe nis dokumentari, ka lindur dhe është rritur kitaristi që gëzon nam ndërkombëtar, Petrit Çeku, shkruan sot Koha Ditore.

Siç edhe deklaron vetë, ishte rritur me një lodër: kitarën. Jo përse i ati luante në këtë instrument por, për Çekun si fëmijë, ajo ishte lodra më e dashur. Pak ndalet tek momentet familjare dokumentari “Sarabande”, që është shfaqur premierë në Kosovë, të premten në Prishtinë, si një intro e festivalit ndërkombëtar “ReMusica”. Edicioni i 17-të i këtij festivali do të hapet të dielën. Dhe kjo do të bëhet pikërisht me koncertin e Çekut në amfiteatrin e Bibliotekës Universitare në kryeqytet.

Në dokumentarin me regji të Kaltrina Krasniqit, virtuozi Çeku është në një moment të veçantë të karrierës së tij. Në vitin 2014, atij i duhet t’ia mësyjë Spanjës për të incizuar suitat për violonçel të Johann Sebastian Bachut, të aranzhuara për kitarë nga Valter Deshpali...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)