Nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, ka pritur sot drejtorin e kompanisë “Konnext”, Klodian Makoshi, dhe brand menaxherin nga kompania ”Agna Grup”, Jetmir Mula, me të cilët ka biseduar më gjerësisht për mbajtjen e “Festës së Miqësisë” edhe në qytetin e Mitrovicës.
Mujka tha se këtë festë, që i dedikohet miqësisë së vërtetë, më dëshirë të madhe presim ta realizojmë edhe në Kosovë.
“Festa e Miqësisë” është festival i cili organizohet për tre vite me radhë në Shqipëri, po këtë festë dëshirojmë ta mbajmë edhe në Kosovë, fillimisht do të fillojmë nga Rrafshi i Dukagjinit, duke vazhduar më pas edhe në qytete të tjera, si në Prizren, Mitrovicë, Ferizaj e kështu me radhë”, ka thënë drejtori i kompanisë “Konnext”, Klodian Makoshi.
Po ashtu organizatori Jetmir Mula, theksoi se kjo festë ka për qëllim që t’i bashkojë qytetarët në sheshe dhe që të festojmë së bashku. Sipas tij kjo festë do të realizohet nga data 22 qershor dhe pritet të zgjasë 3 ditë në sheshin “Adem Jashari”, përgjatë sheshit “Mehë Uka” dhe deri tek sheshi “Isa Boletini.
-
25 maj 2018 17:02
-
Shpërndaje në: