Kulturë

Pacolli në ekspozitën për Kosovën kuratore e të cilës është bashkëshortja e tij

Kosova është prezantuar për herë të parë edhe me ekspozitën “Urbanizmi i ri dhe bashkëjetesa kulturore në Kosovë” në hapësirat e Qendrës Kulturore Evropiane në Venecia, njofton kumtesa, transmeton Koha.net .

Trashëgimia e pasur kulturore, bashkëjetesa fetare, krijime të tjera artistike të talenteve të rinj, fëmijëve me autizëm, zunë vend në një nga ekspozitat në kuadër të Bienales së Venecias, e cila u vizitua nga drejtues institucionesh dhe zgjoi interesimin e shumë vizitorëve nga vende të ndryshme të botës.

“Imazhet e Kosovës ishin mes projekteve më brilante të studiove të dëshmuara arkitekturore më të madhe të botës, fakulteteve të kësaj lëmie në gjithë globin. Ura e Gjakovës, objektet e tre feve që bashkëjetojnë shpesh në viset tona, shkolla e vjetër shqipe e Prishtinës, u bënë pjesē e vitrinës më të ndritshme të botës në arkitekturë, në ndërtesën e Qendrës Kulturore Europiane, mu në midis tē Venedikut plot turistë nga gjithë bota.
 Kosova po bëhet më e njohur.”, ka thënë Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm Pacolli përderisa e ka vizituar këtë ekspozitë.

Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur deri me 25 Nëntor, 2018, ndërsa pritet të vizitohet nga qindra mijëra turistë nga vende të ndryshme.

Kuratore e ekspozitës ishte Drejtorja Artistike e Fondacionit “Ibrahimi Kodra”, znj Maria Pacolli, ndërsa ajo u organizua falë mbështetjes dhe bashkëpunimit nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministria e Punëve të Jashtme.

{gallery}