Ndahet nga jeta akademiku Kolec Topalli

Ndahet nga jeta akademiku Kolec Topalli

24 maj 2018 10:56

Prof. Dr. Kolec Topalli është ndarë nga jeta pas një sëmundje të rëndë këtë të enjte. Një muaj më parë profesori u nderua me çmimin “Çabej” nga Akademia e Shkencave për “Fjalorin Etimologjik të Gjuhës Shqipe”.

Ai ishte anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, “Mësues i Popullit”, studiues i gjuhës në Institutin e Gjuhësisë dhe Letërsisë pranë ASA, veprimtar publik dhe drejtues e funksionar në institucione të larta shkencore dhe zyrtare.

Homazhet në nderim të personalitetit të akademik Kolec Topalli të mbahen në Akademinë e Shkencave më 25 maj 2018, nga ora 10.00-11.00. Ceremonia e përcjelljes do të zhvillohet në qytetin e Shkodrës.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme