“Life” me alienët në hapësirë

“Life” me alienët në hapësirë

02 April 2017 19:00

Sikur telefonata anonime në filma horror që del të jetë bërë brenda shtëpisë, “Life”, është triller fantashkencë që flet për krizat e kontaminimit: kriza të cilat vazhdimisht përsëriten për një orë e tre çerekë.

Është film i dobishëm, i shikueshëm, joorigjinal i cili në rolin kryesor sjell Jake Gyllenhaal e që flet për parazitin grabitqar në hapësirë, krijesën e cila mund të mbijetojë duke u ushqyer me një mori trupash.

Shprehjet e fytyrës së personave në hapësirë këtu mund të shërbejnë si pasqyrim i ndjenjave të Ridley Scott dhe të gjithë atyre që janë të përfshirë në klasikun e vitit 1979 “Aline”, kur e shohin këtë film, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”. “Life” është borxhli ndaj “Alien”, megjithëse finalja e tij, aluzioni që del në sipërfaqe, nuk lidhet me pesimizmin e fuqishëm satirik të “Alien”.

Në fakt, skenaristët e “Life”, Rhett Reese dhe Paul Wernick duket se janë impresionuar sikur gjithkush tjetër nga drama fantashkencë e Alfonso Cauronit, “Gravity”, me skenat e astronautëve të vetmuar që sillen jashtë anijes kozmike, e cila gjithmonë është e rrezikuar që të pësojë goditje në hapësirë.

Në momentin e fundit, Reese dhe Wernick dhe regjisori Daniel Espinosa arrijnë që të bëjnë një kthesë për 180 shkallë, duke përmbysur disponimin mbizotërues të fatalizmit. Kjo e le audiencën të ikë nga kinemaja me zgërdhirje ironike në fytyrat e tyre.

“Life”, është për koordinimin e anijes kozmike, e cila rri pezull jashtë atmosferës së tokës, që shërben si laborator në hapësirë dhe gjysmë shtëpi. Një pajisje e automatizuar është nisur nga Marsi pas një udhëtimi të gjatë, që transporton gur të kuq dhe pluhur... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme