Të droguarit e Hitlerit

Të droguarit e Hitlerit

02 April 2017 15:00

Norman Ohler, gazetar e romancier, beson që Rajhu i Tretë, thënë thjesht, ishte në gjendje të droguar.

Nga punonjësit e fabrikave deri tek shtëpiakët, nga biznesmenët e deri tek anëtarët e “SS”, gati se secili në njëfar pike ishte i dalldisur në diçka, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Veçmas, shkruan ai në librin “Blitzed – Drugs in the Third Reich”, ata ishin të tërhequr nga një pilulë e vogël e quajtur “Pervitin”- një metamfetaminë në dozë të ulët, që në ditët e sotme njihet si “metakristali”.

Në rastin e Adolf Hitlerit, metamfetamina ishte e plotësuar edhe me kokainë, steroidë, hormone seksi dhe një formë të hershme të “OxyContin”.

Ohler nis nga kontradiktat ndërmjet betimit të lidershipit nazist për të pastruar kulturën e supozuar toleruese dhe të kënaqshme të Republikës Weimer - që vazhdimisht kodohej si “hebraike” - dhe dëshmive të përhapura që brenda pak vitesh, ekspertët mjekësorë dhe zyrtarët ushtarakë kishin shpërndarë sasi të mëdha të “Pervitinit” nëpër popullatë.

Ohler dokumenton ndërlidhjen e retorikës antisemitike me luftën e nazistëve me drogën, ligjet e miratuara me 1933-n që i kërcënonin të varurit me burgim dhe sterilizim, dhe inkurajimin ndaj fqinjëve e bashkëpunëtorëve për t’i denoncuar tek policia përdoruesit e substancave – veçanërisht kokainës dhe morfinës.

Megjithatë, në vitin 1973, kur Fritz Hauschild, shef i kimisë në firmën “Temmler” në Berlin (e shpronësuar nga bashkëpronari hebre me 1934), sintetizoi drogën e patentuar dhe e vuri në treg si “Pervitin”, kompania përfitoi mundësinë për ta reklamuar falas. “Temmler” kishte punësuar ekspertë të marrëdhënieve publike, të cilët kishin vënë posterë nëpër rrugë e autobusë. Përfaqësuesit e “Temmler” ligjëronin në spitale nëpër gjithë vendin. Fizikanët kishin marrë falas disa pako me mostra dhe ishin lutur t’i provojnë vetë ato.

Shumë shpejt “Temmler” po distribuonte miliona pilula “Pervitin” për çdo javë. Pa marrë parasysh dhimbjen apo sëmundjen - depresionin, plogështinë apo tendosjen e muskujve, zvogëlimin e aktivitetit seksual tek meshkujt apo ftohtësinë seksuale tek femra - “Pervitin” u bë mjet i rekomanduar për të gjithë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme