Artistja që u jep ngjyrë tregimeve Foto: Koha

Artistja që u jep ngjyrë tregimeve

02 April 2017 11:21

Rrugëtimin shumëngjyrësh me punimet unike, Mimoza Studenica e nisi para tre vitesh. Punimet e saj artistike janë si rikrijim i një pamjeje që i ngjall kujtime të bukura, një kënge që e adhuron apo thjesht një moment i jetës së përditshme.

Forma dhe madhësia janë të ndryshme, për t’i dhënë detaje të veçanta secilës vepër. Me koloritin që përdor, mëton të thyejë zymtësinë e qytetit ku jeton, shkruan sot “Koha Ditore”. Por është edhe përmbushje shpirtërore për të. Gjërat apo momentet që i ngjallin ndjenja të mira, ajo i shndërron në art.

Udhëtimet e shumta janë një prej tyre. Krejt këto tingëllojnë dhe duken më unike kur përmendet teknika me të cilën ajo punon: filigran në letër. Letra të mbështjella në formë spiraleje e të projektuara në korniza u kanë dhënë formë portreteve të artistëve të ndryshëm botërorë.

Marilyn Monore, Mick Jagger, David Bowie, “The Beatles”, janë disa prej tyre. Mes tyre edhe portrete të tjera, të cilat sjellin rrëfime më vete. Kjo teknikë e ka zanafillën në Kinë, derisa ekspozita e parë filigran prej letrash është hapur në vitin 1927 në Londër, duke u pasuar shumë vjet më vonë më 1988 në New York, dhe në vitin 2013 në Liverpool... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme