Eksperimenti muzikor i Kosovës

Eksperimenti muzikor i Kosovës

02 April 2017 09:50

Kur u nënshtrohet eksperimenteve të saj, muzika transformohet deri në një zhanër që edhe vetë e ka të vështirë ta kategorizojë.

“Por nëse bash veç ju duhet një përkufizim, atëherë mund ta fus në sirtarin e synth-pop, experimental electronic”, thotë Blerta Kosova (22), muzikantja e lindur në Mitrovicë, e cila kohëve të fundit është parë shpesh nëpër ngjarje kulturore të kryeqytetit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Muzika të cilën e bën Kosova, është produkt i një eksperimenti të saj, me një laptop dhe me “midi controller”. Prej aty, do të niste një rrugëtim që dallon goxha fort prej gjithçkaje që kishte bërë më parë. Ajo kishte nisur të merrej me muzikë qysh kur ishte 12 vjeçe.

Audienca e njeh sidomos nëpërmjet performanncave që ka bërë në festivale të filmit a muzikës që mbahen në vend - përfshirë “DokuFestin”, “Ngom Festin”, “DAM Festin” a “Green Fest”. Në një bisedë për “Kohën Ditore”, ajo e zbërthen llojin e muzikës që për bazë e ka muzikën elektronike... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme