Dashuria - materia bazë e formësimit të universit

Dashuria - materia bazë e formësimit të universit

02 April 2017 08:31

Dielli Hoxha, është solokëngëtar, tromboist dhe dirigjent.

Në rrugëtimin e edukimit profesional Dielli kaloi nga Prishtina, ku mori bazat e edukimit muzikor, në shkollën e ulët të muzikës “Prenk Jakova” dhe në korin “Pjetër Bogdani” për të vazhduar më pas në Shkodër në liceun artistik “Prenk Jakova” në studimin e instrumentit të trombonit (simfonik) dhe solokëndimit.

Pas përfundimit të liceut dhe angazhimeve të ndryshme sofistike si këngëtar dhe si instrumentist në qytetin e Shkodrës ku edhe për një vit dirigjoj korin e katedrales së qytetit, u kthye në Prishtinë për t’u futur në jetën artistike të qytetit dhe me këtë rast bëhet pjesë e themelimit të një prej grupeve me në zë në këtë moment të muzikës etno-jazz në Kosove (“Zig Zag Orchestra”).

Në vitin 2008 iu hapën rrugë të reja për vijimin e studimeve në Firenze të Italisë. Ka diplomuar në korrik të vitit 2013 në solokëndim (Canto Lirico) dhe në shtator të po atij viti në trombon. Vazhdoi studimet e specializimit në po këtë qytet. Ndërkohë fitoi për dy herë radhazi audicione dhe mori bursë për të marrë pjesë në kurse të specializimit me ekspertë të repertorit Rossinian si Alberto Zedda në Lunenbur (Canada).

Përfundoi studimet në Firenze në vitin 2016 me vlerësime maksimale. Periudha e studimeve korrespondon me një aktivitet shumë të ngjeshur muzikor e debutime të roleve të ndryshme në teatër e salla të koncerteve në Firenze, Lunenbur (Canada) e Budapest (Hungari). Aktualisht është pjesë e akademisë “Rodolfo Celletti”, e cila është pjesë e festivalit të operës “Festival Della Valle d'Itria” në Martina Franca, asistent dhe dirigjent i korit te Basilica della Santissima Annunziata Firenze dhe pjesë e kuartetit solistik të katedrales së Firenzes.

Hoxha është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.

Devotshmëria është një ndër bazat e suksesit e të mbarëvajtjes në çfarëdo lëmie. Qoftë ajo përgatitja e ushqimit për familjen ose drejtimi i një kompanie, qoftë adhurimi i një perëndie o përkushtimi në dashuri apo profesion.

Dhe motori kryesor shtytës drejt perfeksionimit në nivel më të lartë artistik... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme