Kulturë

Atdheu - dhembje e pashërueshme

Descriptive Text

Lazër Stani ka lindur në Dukagjin në vitin 1959. Është diplomuar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në vitin 1995. Për shumë vite është marrë me gazetari, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ka botuar librat me tregime “Misteri i hijeve“ (1993), “Shplakja e Santa Marisë” (1995), “Në Bregenc shkohet për të vdekur” (1998), “Feniksi i kuq” (1999), “Dënesje në dru” (2005), “Kohë për Nuse” (2014) dhe librin me ese “Rrugë pa krye” (2016).

Është fitues i disa çmimeve letrare

Stani është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.

Atdheu, “toka ku të ka rënë koka”, siç shprehej Çajupi. Gjithmonë e kam vrarë mendjen se përse kjo fjalë, është e shkruar në gjenet e mia, shfaqet gjithnjë, edhe atëherë kur s’e pret, edhe pse kam udhëtuar në shumë vende, në vende që vërtet i dua, si Italinë ose Austrinë, për shembull.

Si mundet që një fjalë të ketë një peshë kaq të madhe te ty, kur ti nuk e zgjedh vendin ku lindesh, nuk i zgjedh as prindërit, as familjen ku rritesh, as gjuhen që flet... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)