Kulturë

“Polip” shpall “Republikën e Lirë të Letërsisë”

“Republika e Lirë e Letërsisë” ka hapur dyert e këtij edicioni pa njërin nga poetët kosovarë. Në mos si pjesëmarrës, Kujtim Paçaku do të ishte në mesin e publikut, në festivalin ndërkombëtar të letërsisë “Polip” që ka nisur të premten mbrëma.

E në nderim e kujtim të poetit, artistit shumëdimensional e ish-deputetit të Kosovës, ngjarja ka nisur me një minutë heshtje. Menjëherë pas kësaj, festivali ka vazhduar ashtu siç tash e tetë vjet e ka traditë, me thumbime për politikën e prezantim të aktiviteteve. Për tri ditë, “Polip” do të jetë “Republikë e Lirë e Letërsisë”, siç është motoja për sivjet.

Kanë dominuar mesazhet për një gjendje më të mirë kulturore e ndërshtetërore. Svetlana Rakoçeviq, ka folur në emër të botuesit të revistës “Beton”, Sasha Iliq, i cili së bashku me Jeton Neziraj e Alida Bremer janë bashkëdrejtorë artistikë të festivalit...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)