“Meeting of Styles” pushton me ngjyra

“Meeting of Styles” pushton me ngjyra

19 maj 2018 08:42

Fundjava është një mundësi e mirë për krejt ata që duan të bashkohen në organizimet e edicionit të dytë të festivalit ndërkombëtar të grafiteve “Meeting of Styles”, shkruan sot Koha Ditore.

Muzika, pijet, karriget për të pushuar e pamja që ofrojnë artistët e rrugës derisa u japin jetë muraleve në “Rrugën B” janë një ftesë e hapur për qytetarët që i kanë në qejf ngjarjet kulturore. Por pos vizitorëve vendas, organizatorët kanë në shënjestër edhe ata të huaj, por ky qëllim parashihet të arrihet tek pas disa vitesh, kur kryeqyteti kosovar të marrë ngjyrë edhe më.

Të premten ka nisur maratona treditore e festivalit. Gjysma e rrugës “B” është rezervuar për artistët dhe ata që kanë dëshirë ta shikojnë procesin e punës. Kësisoj një vend me më pak se dy milionë banorë ka mbledhur 100 artistë të muraleve, të cilët do t’i shprehin shkathtësitë në muret e qytetit me qëllim që t’i thyejnë kufijtë...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme