“Tregime urbane...” si testament me ngjyrat e gjallërisë

“Tregime urbane...” si testament me ngjyrat e gjallërisë

01 April 2017 20:27

Më 23 mars 2017, në Galerinë e Ministrisë së Kulturës mora pjesë në hapjen e ekspozitës “Tregime urbane të mbështjella në rollne”, të artistes Mimoza Studenica, shkruan Shefki Sublla në Shtojcën për Kulturë të gazetës Koha Ditore.

Nga shumë ekspozita të artit të pikturës që kam parë, kjo ekspozitë është një tregim i veçantë, studim i gjerë dhe i hollësishëm artistik që e trajton jetën e rrugës urbane me një metodë të re.

Vendimi i Mimoza Studenicës, kësaj artisteje të mrekullueshme, për të pikturuar frymëzimin e saj të mbështjellë në rollne prej letre, për t’ia përcjellë vizitorit pikturën e pastër, si rrëfim në vete, nga jeta e përditshme, të përzgjedhura me shumë kujdes, është ndër vendimet më të rëndësishme të veprimtarisë së saj. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme