“Errësirë” sjell historinë që ngjan titullit të veprës dhe hapësirës

“Errësirë” sjell historinë që ngjan titullit të veprës dhe hapësirës

01 April 2017 15:39

Tingujt e parë vijnë si krisma të forta që duket se nuk dalin nga një instrument muzikor. Ky është një paralajmërim se diçka e re është ngjitur në skenën prishtinase, shkruan sot Koha Ditore.

E kur nisin klithmat e instrumentistëve plotësohet edhe më imazhi i hapësirës ku zhvillohet përformanca. Gjithçka nis të merr më shumë ngjyrë kur sopranoja franceze Donatienne Michel Dansac jep shenja se edhe ajo do të jetë pjesë e tingujve që dalin nga perkusionet. Kësisoj opera “Errësira” me autore kompozitoren Albena Petrovich-Vratchanska ka hapur edicionin e 12-të të festivalit ndërkombëtar të muzikës “DAM” të premten mbrëma.

Tingujt e parë i kanë shkuar fort përshtati jo vetëm titullit të operës por edhe hapësirës ku është interpretuar ajo, ish-shtypshkronjës “Rilindja” të cilën koha e ka “vrarë” duke e bërë të ngjajë me gërmadhë. E në këtë rast, gjithçka është ideale që në një skenë të pazakontë në një mënyrë krejt ndryshme të shpaloset historia e mitologjisë greke, ajo e Orfeut me Euridikën. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme