Rruga ku bashkohen fate njerëzore

Rruga ku bashkohen fate njerëzore

01 April 2017 18:21

Se rruga e gjatë dhe me kthesa mund të përfundojë me një vepër të mirë arti, u dëshmua në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Koreografi Darrel Toulon, nuk e jep thjesht “një kontribut artistik për krizën e refugjatëve”. Me koreografinë e shfaqjes së baletit “The long and winding Road” (Rrugë e gjatë dhe me kthesa) ai rangohet në mesin e artistëve që me shumë mjeshtëri kanalizuan fatin e njerëzve që braktisën shtëpitë, në një vepër të mirë arti.

Bie fjala për artistin disident kinez Ai Weiwei, i cili së fundi ekspozoi instilacionin gjigant - një barkë të mbushur me imazhe të refugjatëve realë që i ka takuar derisa po qëndronte në kufijtë e shteteve ku ata po kërkonin ndihmë. Apo regjisorit Daniel Mulloy, i cili me filmin “Home” të realizuar në bashkëprodhim me Kosovën e që fatin e refugjatëve e trajton në aspekt universal, u kthye triumfues nga ceremonia “Bafta”. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme