Kulturë

Edhe diktaturat krijojnë vlera

Në prapavijë ka “Kuvendin e Lezhës”. Nga e djathta, tablonë e portretit të Pashko Vasës dhe atë të gjyshes së tij. Përderisa në të djathtë, veprën “Saldatori”.

Edhe pse krejt këto janë brenda një hapësire dhome, veprat mund të shërbejnë si pika të forta për t’u ndalur në gjithë rrugëtimin artistik të Zef Shoshit, shkruan sot Koha Ditore.

I ulur në njërën prej sallave të Galerisë Kombëtare të Kosovës, Shoshi flokëthinjur e me kravatë, nis të rrëfejë për rrugëtimin e tij jetësor. Bëhet gati të kalojë nga njëri punim tek tjetri. Nuk e ka të lehtë.

Nganjëherë mendohet më gjatë para se të përgjigjet, jo rrallë i shkon buza në gaz, por për një gjë është i sigurt: në secilën vepër ka dhënë maksimumin e vet. Në këtë rast, portreti i gjyshes dhe ai i saldatorit i ndajnë sikur me thikë stilet në të cilat ka punuar Shoshi (78).

Kësisoj, krijimtaria e tij ndahet në dysh, prej ndikimit nga Rembranti e deri tek realizmi i pastër socialist. Portreti i Enver Hoxhës i dha lirinë brenda komunizmit: u bë krijues i lirë pasi portretizoi prijësin komunist në mënyrën më të mirë të mundshme. Koha e përplasi me stile të ndryshme. Nga Da Vinçi shkoi tek Rembranti e prej tij tek realizmi socialist, që i qëndron besnik edhe sot, mbi dy dekada pas rënies së diktaturës. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)