Baleti e Filarmonia synojnë të pavarësohen nëpërmjet ligjit të ri Foto: Koha

Baleti e Filarmonia synojnë të pavarësohen nëpërmjet ligjit të ri

16 maj 2018 10:27

Autonomia në vendimmarrje dhe pavarësimi financiar janë kërkesat që të gjitha institucionet kulturore i bëjnë ndër vite. Por Filarmonia e Kosovës dhe Baleti Kombëtar i Kosovës janë duke synuar që këto kërkesa t’i arrijnë nëpërmjet plotësimit dhe ndryshimit të Ligjit për filarmoninë, operën e baletin.

Proceduralisht, ndryshimit të këtij Ligji të miratuar më 2006 i është hapur rruga me miratimin e konceptdokumentit për operën, filarmoninë e baletin të martën nga Qeveria e Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”. Pas arsyetimit që i ka bërë propozimit të tij për miratim të konceptdokumentit, ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, ka marrë përkrahje nga kabineti qeveritar.

Baleti Kombëtar i Kosovës dhe Filarmonia e Kosovës, këtë proces e shohin si jetik në raport me avancimet ligjore që duhen bërë për këto dy institucione.

“Pas vendimit të Qeverisë do të formohet grupi punues. Besoj që brenda vitit do të përfundojë puna”, ka thënë ministri Gashi... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme