Shenjat e harruara të luftës

Shenjat e harruara të luftës

01 April 2017 08:49

Tanku mbi platformën e betontë në qendër të fshatit i bie në sy çdo mysafiri të Fushticës së Poshtme. Madje, shumica e vizitorëve ndalen aty para se të trokasin në dyert e miqve.

I madh e i vogël në fshatin kodrinor të Drenasit e dinë përmbledhtas historinë e tankut, thekson Afrim Morina, kryetar i fshatit. Fëmijët luajnë shpengueshëm rreth pajisjes që prindërve të tyre u ngjallte vdekjen, shkruan sot Koha Ditore.

Pas çlirimit, u shndërrua në trofe lufte. Të vegjlit shpesh ngjiten nëpër pjesët e ndryshkura të tankut që deri në prill të vitit të kaluar ishte në një tjetër pjesë fshatit. Fshatarët ia kanë kthyer me kast grykën kah shtëpia poshtë pjerrësirës.

Duan të mos harrohet e kaluara e tmerrshme në luftën e fundit. Por u desh të kalonin shtatëmbëdhjetë vite derisa t’i bëhej vendi pas organizmit të fushticasve që u bindën se nuk ia vlente të pritej reagimi i institucioneve komunale e qendrore.

As përgjigje nuk iu kthyen Komuna e Drenasit dhe Forca e Sigurisë e Kosovës kërkesave për sigurimin e mbështetjes financiare për platformën dhe për ofrimin e makinerisë së rëndë për ndërrimin e lokacionit të tankut, njofton Morina, i cili krenohet që vetëm një muaj pasi mori postin e kryetarit të fshatit ia doli bashkë me komunitetin ta zhvendosë mjetin e artilerisë së rëndë të forcave serbe.

“E vendosëm midis fshatit. Tash vijnë vizitorët për çdo ditë dhe pyesin për historinë e tankut”, thekson Morina. “Na ka kushtuar 1.900 euro. Fshati e ka pagu vetë. Kemi kërku ndihmë prej komunës e FSK-së, por kurrkush nuk na ka kthyer përgjigje”. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme